Vale Recycling

Lider në fushën e pastrimit, riciklimit, grumbullimit, asgjesimit dhe gjelbërimit.

Mbledhja e mbeturinave urbane!

Bëhu pjesë e zgjidhjes.

 

Ne ju ndihmojmë të kujdeseni për ambjentin tuaj duke larguar mbetjet që krijohën në familje, zyrë, restorant, hotel apo komunitetin tuaj. Vale- Recycling siguron mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave që i përshtaten nevojave tuaja.

  • Zgjidhje e lehtë. Ne ju ofrojmë sisteme sipas kërkesës tuaj. Kosha për letër, për qelqi, metal, plastikë dhe mbeturina të tjera jo-organike. Ndarja në burim është thelbësore për riciklimin sa më shumë që të jetë e mundur. Ju zgjidhni sa shpesh në javë dëshironi që ne të mbledhim mbeturinat tuaja.
  • Trajnimi i stafit tuaj. Ne ju ndihmojmë që të merrni një trajnim të plotë dhe të shpejtë. Nëse keni staf, ne jemi të lumtur të ju ofrojmë trajnime si dhe të ju japim të gjithë informacionin e nevojshëm.
  • Qendra e riciklimit Vale. Ne jemi duke përdorur qendrën tonë të klasifikimit dhe rikuperimit të materialit (MRF) duke siguruar që mbeturinat tuaja të menaxhohen siç duhet dhe nuk do të bëhen barrë për mjedisin
  • Riciklimi efikas. Fokusi ynë është të maksimizojmë riciklimin, të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që do të depozitohen në landfill dhe të promovojmë një ambjent të pastër. Ne garantojmë që 100% e mbetjeve të mbetura hidhen vetëm në vend-depozitimet e përcaktuara me ligj. Në qendrën tonë për rikuperimin material, mbeturinat e mbledhura ndahen më tej në kategori specifike. Ne po punojmë shumë për të bërë edhe riciklimin e plastikës e të letrës. Për riciklimin e materialeve të tjera ne bashkpunojmë me kompani të liçensuara në këtë fushë, për të ricikluar sa më shume materiale të mundshme.
  • Shërbim i respektueshëm. Tarifat për kryerjen e këtij shërbimi janë më konkurueset në treg dhe përllogariten sipas sherbimit të kërkuar dhe frekuencës së mbledhjes së mbeturinave. Për zyrat dhe bizneset çmimet përcaktohen pas inspektimit dhe vlerësimit të nevojave tuaja
  • Shërbime shtesë. Mund të marrim mbeturina edhe jashtë marrëveshjes së nënshkruar. Nga përvoja jonë, ne e dimë që ka raste kur ju nevojitet marrja shtesë e mbeturinave edhe jashtë kontratës së dakortësuar. Ju lutemi plotësoni informacionin tuaj dhe ne ju ofrojmë një vlerësim për marrjen e mbeturinave tuaja shtesë. Kjo ofertë është për klientët ndërsa për konsumatorët ajo dakortësohet pas vlersimit të situatës.
Diferencim mbetjesh!

Diferencim i lehtë. Ne kemi një zgjidhje të shkëlqyeshme për mbeturinat tuaja organike: Ju ofrojmë systeme diferencimi të plotë e të lehtë për t’u përdorur dhe të përshtatshme për familjet dhe biznesin, përfshirë të gjitha materialet e kërkuara për të filluar kompostimin.

  • Ambjent i shëndetshëm. Ju keni një ndikim të madh pozitiv ekologjik nëse bëni diferencimin e mbetjeve në shtëpi. Ju kurseni në emetimet e diogsidit të barbonit nga transportimi i mbeturinave tuaja organike në kontenierë. Ju kurseni në emetimet e gazit në mjedis për shkak të ndalimit të mbeturinave tuaja organike që kalojnë në tokë.
  • Shërbim i përballueshëm.
  • Familjare (sistemet e gatshme).
  • Zyrat (Sistemet e personalizuara).
  • Institucionet dhe bizneset e ndryshme sipas nevojës.
Evadimi dhe trajtimi/asgjesimi i mbetjeve nga kujdesi shëndetësor

Mbetjet nga kujdesi shëndetësor janë një lloj i mbeturinave të rrezikshme të krijuara nga spitalet, klinikat, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe laboratorët etj,. Ato duhet të trajtohen/asgjesohen në mënyrë të sigurtë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të ndryshme në popullatë dhe në mjedis. Sistemet e trajtimit të mbeturinave mjekësore janë tani një realitet i pashmangshëm.

Me teknologjinë e më të mirë, shërbimin me cilësi të lartë dhe stafin profesional Vale – Recycling është i gatshëm të jetë partneri juaj më i besueshëm për t’u marrë me mbeturinat mjekësore dhe për të nxitur të ardhmen e ndërsjellë.

Qendra Vale – Recycling!

Shërbimet tona për marrjen e mbeturinave të riciklueshme janë të përshtatshme për komunitetet dhe bizneset që gjenerojnë sasi të madha të artikujve të riciklueshëm. Sasia minimale prej të paktën një marrje e plotë për secilën kategori është e vlefshme për ne.

Kontaktoni me ne për më shumë informacion.
Shërbime të tjera!

Aktiviteti juaj i pastër. Zgjidhni Vale – Recycling për të siguruar riciklimin dhe menaxhimin e përgjegjshëm të mbeturinave për festën apo ngjarjen tuaj. Bëni ditën tuaj të veçantë, të paharrueshme dhe të qëndrueshme për ju dhe mjedisin.

Ju nuk duhet të shqetësoheni për mbeturinat që do te krijohen, sepse përkushtimi juaj duhet të jetë vetëm që festa apo aktiviteti të jetë ai që keni dëshiruar.

  • Pastrim i plazheve. Ju dëshironi të ndihmoni në mbajtjen e pastër të plazheve dhe të realizoni një sherbim të nevojshëm për pushuesit dhe vizitorët tuaj, Vale – Recycling është pjesë e zgjidhjes.
  • Kontaktoni me ne për më shumë informacion dhe kosto.

Dëshironi të ricikloni?

Ne jemi të hapur për bashkëpunim...